Gjurmuan lëvizjet e Ervis Martinajt/ Gjykata dënon 3 persona, planifikuan vrasjen e bosit të basteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjurmuan lëvizjet e Ervis Martinajt/ Gjykata dënon 3 persona, planifikuan vrasjen e bosit të basteve

Tre persona janë dënuar me nga 2 vjet heqje lirie pas planifikimit të vrasjes së të ashtuquajturit “bosi” i basteve, Ervis Martinaj. Bëhet fjalë për Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e tij, Nensi Shaqiri.

 

Për këtë të fundit, gjykata vendosi për konvertimin e dënimit, në 3 vjet shërbim prove pasi ka një fëmijë të mitur.

 

Advertisement

Ky plan për ekzekutimin e Martinajt është i viti 2019. Sipas informacioneve nga dosja hetimore, të tre të pandehurit në bashkëpunim shisnin të dhënat e lëvizjeve të Martinajt te kundërshtarët e tij të klanit “Duka”.

 

Shaqiri ka qenë e punësuar në një agjenci udhëtimesh dhe shiste informacione për bileta apo udhëtime të Martinajt në këmbim të parave.

 

Advertisement

Sipas dosjes, të dhënat janë shitur për llogari të Leonard Dukës, e ky i fundit i ka dhënë familjes Serjani një shumë prej 30 mijë eurosh. Informacioni lidhet me një udhëtim drejt Dubait dhe i është dhen Fatmir Hysenajt, person i lidhur ngushtë me familjen Duka. Një tjetër moment, ka qenë një udhëtimi i Ervis Martinajt që kishte  në itinerarin Athinë-Stambolli e më pas drejt Valencias.

 

Ndërkaq, prej dy muajsh, Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur, në një kohë kur ka qenë në kërkim policor pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit “Golden Bullet” .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy