Shërbimi Informativ Shtetëror ka raportuar këtë të hënë në Komisonin e Sigurisë në lidhje me sulmet e hakerave në e-albanian dhe më pas në sistemet e policisë.
Për shkak të sekretit hetimor dhe të dhënave sensitive mbledhja është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku SHISH ka raportuar për hetimet ndaj iranianeve dhe rrezikun që i kanoset Shqipërisë sidomos pas kërcënimeve ndaj kampit MEK.
Advertisement
Përpara nisjes së komisionit, opozita u përplas me mazhorancën për shkak të publikimit nga hakerat të të dhënave duke ngritur alarmin se sistemet e policisë tashmë janë në duart e hakerave.
SHISH raporton në komisionin e sigurisë/ Në fokus ,sulmet kibernetike të iranianëve
Advertisement