Milan fiton ndaj Empolit/ Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 17 pikëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan fiton ndaj Empolit/ Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 17 pikëve

Milani nuk befasoi përballë Empolit dhe pse arriti një fitore 3 me 1 në ndeshjen e javës së tetë të Serisë A.

 

Kampionët në fuqi zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të dobët. Në fraksionin e parë nuk u konkretizua asnjë rast në gol, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në barazim.

 

Advertisement

Në pjesën e dytë u shënuan gjithsej 4 gola. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 79, pas një përgjumje të mbrojtjes vendase. Këtu përfitoi Leao i cili rrëmbeu topin ,e pasoi për Rebic dhe ky i fundit e kishte të lehtë për të gjetur rrjetën.

 

Por, atëherë kur mendohej se po mbaronte çdo gjë, Empoli nuk e pranoi rezultatin dhe barazoi në minutën e 92. Këtë herë topi u dërgua në rrjetë mrekullisht nga shqiptari  Nedim Bajrami.

 

Advertisement

Por gëzimi zgjati fare pak, pasi kuqezinjtë arritën të shënonin dhe golin e dytë me Toure. Vendasit u munduan të barazonin rezultatin në ato minuta të mbetura, por ylli i skuadrës kuqezi Leao shënoi  një supergol duke mbyllur kështu llogaritë e ndeshjes.

 

Ndërkohë në sfidën e luajtur më herët, Interi u mund nga Roma. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh, por Dybala barazoi me një perlë të tij e më pas Smalling i dha fitoren skuadrës së Mourinhios.

 

Advertisement

Shqiptari Kristian Asllani luajti 77 minuta dhe ishte shumë pranë golit, në një ndeshje ku dha gjithçka. Kjo humbje rëndoi shumë për bankinën e Inzagit, i cili ndodhet nën vëzhgimin e drejtuesve të klubit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy