Një 70 vjeçar ka humbur jetën në Leskovik, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se i moshuar është transportuar në qendrën shëndetësore të qytetit për ndihmë mjekësore, por nuk mundi të jetonte.
Advertisement
Kolonjë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë.
Advertisement