Rrumbullaku takim me ambasadorin holandez: Do i përjashtoj ata punonjës që cenojnë imazhin e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrumbullaku takim me ambasadorin holandez: Do i përjashtoj ata punonjës që cenojnë imazhin e policisë

Lufta kundër kriminalitetit dhe sulmeve kibernetike ishin në fokusin e bisedës së zhvilluar mes ambasadorit të Holandës në Shqipëri, Reinout Vos dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

 

Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, ambasadori Reinout Vos shprehu gatishmërinë, për ta ndihmuar Policinë, me donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që Policia e Shtetit do ketë në fusha të tjera.

 

Advertisement

“Ambasadori Vos ka theksuar se besimi reciprok dhe bashkëpunimi me profesionalizëm mes palëve janë domosdoshmëri për të arritur rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj gupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri, Holandë e më gjerë”, thuhet në njoftim.

 

Në fokus të takimit thuhet se ishin shprehja e gatishmërisë për ta vazhduar dhe forcuar më shumë bashkëpunimin, në të ardhmen, kryesisht në fushën e krimit të organizuar, me fokus trafikimin e lëndëve narkotike, migracionin e paligjshëm dhe luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale.

 

Advertisement

Drejtori i Përgjithshëm, thuhet në njoftim, e njohu ambasadorin me prioritetet e tij për reformimin strukturor, ligjor dhe funksional të Policisë e Shtetit, si dhe me vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund mentalitetit të pandëshkueshmërisë, duke nxjerrë nga radhët e Policisë ata punonjës të cilët me veprimet e tyre cenojnë imazhin e Policisë dhe ulin besimin e qytetarëve të Policia e Shtetit.

 

Po ashtu, Rrumbullaku e siguroi ambasadorin se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy