Italia “leksion” Anglisë; Hungaria turpëron Gjermaninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Italia ka mposhtur 1 me 0 Anglinë në San Siro,duke i dërguar “tre luanët “ në Ligën B.

 

Një ndeshje e dominuar nga Italianët , të cilët të jepnin përshtypjen se ishin skuadra e europianit dhe ajo që dështoi të kualifikohej në botëror, ndonëse Mancini kishte disa mungesa me peshë.

 

Advertisement

Një mbrojtje thuajse perfekte dhe kundërzbritje të shpejta që vunë në vështirësi herë pas herë miqtë.

 

E megjithatë ndeshja do të zhbllokohej në mesin e pjesës së dytë, falë një realizimi të mrekullueshëm të Raspadorit. Ulje perfekte e topit dhe goditje në gjysmëlartësi me të djathtë në hyrje të zonës.

 

Advertisement

Deri në fund Italia pati mundësi të shumëfishonte rezultatin, por gjithsesi u mjaftua me një fitore minimaliste, e cila e lejon të shkojë ta luajë finalen për vendin e parë të hënën në mbrëmje në Hungari, kundër vendasve të cilët i befasuan të gjithë duke mundur Gjermaninë në transfertë 1 me 0. Heroi i Hungarisë ishte Szalai ë shënoi me thembër golin e vetëm në minutën e 17-të .

 

Në Grupin e 3 të Ligës B, Bosnja blindoi vendin e parë duke mundur në duel të gjithin ballkanik Malin e Zi 1-0 me gol të Demirovic. Në sfidat e tjera të Ligën C, Gjeorgjia fitoi 2-0 përballë Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bullgaria shpartalloi  5-1 Gjibraltarin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy