Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-Presidenti përmes një reagimi në rrjetet sociale dhe fotove nga ambjentet e Partisë së Lirisë.
Takimi ka ardhur në kuadër të bashkëpunimit të Partisë së Lirisë me SHBA për forcimin dhe intensifikimin e partneritetit strategjik Shqipërisë dhe SHBA.
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE. ”– shkruan Meta.