
Një 64-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i një pallati në Korçë.
E moshuara ka shpëtuar mrekullisht dhe është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
SIpas deklarimeve të familjarëve, gruaja rezulton se vuan nga depresioni.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2022, rreth orës 11:30, në lagjen nr. 10, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati shtetasja V. G., rreth 64 vjeçe, e cila u dërgua në Spitalin e Korçës dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Advertisement