Media Britanike, Daily Mail ka publikuar fotot e turistes 29-vjeçare që ndërroi jetë në Sarandë pak ditë më parë.
Rebecca Gannon, 29 vjeç, ishte me të dashurin e saj kur hasi vështirësi gjatë zhytjes të hënën pasdite me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.
Advertisement
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, e reja nuk mundi të mbijetonte.
Nga ngjarja u arrestua Saimir Kushova për punësim të 29 vjeçares në kushte të papërshtatshme.
Advertisement