Një zyrtar policie është qëlluar për vdekje gjatë një ndalimi rutinë në Oakland të Zelandës së Re. Ndërkohë raportohet se një tjetër zyrtar police është plagosur rëndë,
Rreth katër orë pas të shtënave, policia ka arrestuar dy burra. Policia në Zelandën e Re zakonisht nuk mban armë dhe është e rrallë që zyrtarët të vriten në detyrë.
Sipas policisë, ka qenë maji i vitit 2009, kur një zyrtar policor është qëlluar në një shtëpi, teksa po kryente një kontroll rutinë.
Advertisement
Autoritetet policore kanë konfirmuar se zyrtarët nuk kanë qenë të armatosur. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, duke deklaruar sy ky është një lajm shkatërrues.