
Një adoleshent është paraqitur për mjekim në Spitalin e Korçës i plagosur lehtë me mjet prerës.
15-vjeçari dyshohet të jetë dëmtuar me thikë gjatë një konflikti fizik.
Advertisement
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 14.09.2022, rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement