Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson pranoi humbjen dhe njoftoi dorëheqjen menjëherë pas zgjedhjeve në vend.
Andersson, e cila u bë kryeministrja e parë grua e vendit vitin e kaluar, u tha gazetarëve në Stokholm se do të dorëzojë dorëheqjen të enjten në mëngjes.
Advertisement
Vendimi i kryeministres vjen ende pa mbaruar numërimi i votave, por shumica e tyre tregon qartë humbjen e të majtës në vend.
Magdalena Anderson është liderja që mori vendimin për të aplikuar futjen në NATO të Suedisë.
Advertisement