Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.
Në një postim në Twitter, Rama u është përgjigjur ashpër kritikëve, teksa thekson se trillimet vijnë nga padija e thellë ndaj informacionit dhe se sipas tij flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi.
Advertisement
“Kënaqësia që pjell kaq shumë trillime, shpotitje dhe akuza lidhur me sulmet kibernetike nga një shtet agresor, përveçse për padije të thellë mbi fushën e përtaci të madhe ndaj informacionit, flet për një ligësi të neveritshme në raport me vendin e me njerëzit e këtij vendi!”, shkruan Rama.