Marko Kepi, shqiptari i parë i cili garon për zgjedhjet në asamblenë e New York-ut, është nderuar sot me një medalje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Kjo i ndodhi shqiptarit Kepi, i cili kandidon të martën në primaret e Republikanëve për Distriktin 64 në Bay Ridge dhe Staten Island.
Presidenti Trump i dhuroi medaljen Kepit për vitet e tij të shërbimit për komunitetin dhe të gjithë vendin.
Letra përshëndetëse për shqiptarin Kepi përmendte shërbimin e tij në Kishën St. Athanasius në Bruklin, ku ai krijoi fonde për ngritjen e statujës së Nënë Terezës.
“Ky çmim tregon pa dyshim se Marko ka përvojën e saktë dhe të nevojshme për të fituar në këtë qark. Ai për vite është trajnuar duke ndihmuar të tjerët duke zgjidhur problem,” tha kongresmeni Grimm.