Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar homologun e tij nga Shqipëria, Bajram Begajn.
Pendarovski ka uruar Begajn për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Republikës së Shqipërisë.
“Urime për Bajram Begaj për zgjedhjen tij në funksionin e presidentit të Shqipërisë.
I uroj atij një mandat të suksesshëm dhe kam besim se në periudhën e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore”, shkruan Pendarovski në Facebook./Telegrafi/
Advertisement
r
The post Pendarovski-Begaj: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore appeared first on Telegrafi.