Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë është vijë e kuqe, nga këto marrëveshje varet e ardhmja e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të respektohet dhe të zbatohet. Kjo është linjë e kuqe e BDI-së, njëjtë sikur Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës, theksoi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, në pyetjen e gazetarëve në lidhje me nismën e OBRM-PDUKM-së për referendum, për shfuqizim të marrëveshjes me Bullgarinë. Ahmeti pohoi se nga këto marrëveshje varet e ardhmja e vendit.

“Ne kemi vija të kuqe. Të respektohen marrëveshjet e arritura, marrëveshje të cilat i kanë siguruar vendit tonë anëtarësim në NATO, marrëveshje të cilat i kanë siguruar vendit tonë hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kthim mbrapa nuk ka”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Për të vazhduar rrugën drejt BE-së vendi ka një punë për të bërë, e ajo është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë. Sa i përket deklaratës së Aleancës për Shqiptarët se futjen e bullgarëve në Kushtetutë e kushtëzojnë me heqjen e termit 20% në Kushteturë për shqiptarët, Ahmeti tha se ky është problem i vogël.

“Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje që kërkon konsensus si politik ashtu edhe etnik dhe çështja e 20% që ju po e ngritin është problem më i vogël përballë problemeve të mëdha sepse 20% në substancë nuk ndryshon asgjë dhe e kam shpjeguar disa herë që 20% është futur vetëm për t’u ndihmuar kompromisi”, theksoi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Advertisement

Ahmeti tha se as OBRM-PDUKM e as LSDM nuk janë kundër që të zgjidhet ky problem dhe heqja e 20 % mund të arrihet në periudhën e ardhshme.

The post Ahmeti: Marrëveshja me Bullgarinë është vijë e kuqe, nga këto marrëveshje varet e ardhmja e vendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy