Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dënuar ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.
“Në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dënoj ashpër sulmin kibernetik të Iranit ndaj Republikës së Shqipërisë”
Përmes një reagimi në Twitter, Alibeaj I ka bërë thirrje edhe qeverisë shqiptare të rrisë masën e sigurisë kibernetike për të shmangur ngjarje të tilla.
“Me këtë rast i bejmë thirrje qeverisë shqiptare të rrisë masat e sigurisë për të shmangur ngjarje si ajo e rrjedhjes së të dhënave nga E-albania, duke e nxitur të bëjë investime serioze për sigurinë kibernetike.”
Alibeaj gjithashtu në emër të grupit Parlamentar të PD ka falenderuar parnterët ndërkombëtar për ndihmën dhe asistencën teknike për përballjen me agresorin kibernetik.
“Lidhur me zhvillimet e fundit, gjej rastin të falenderoj partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-të për asistencën teknike dhe mbështetjen gjeostrategjike për Shqipërinë në identifikimin dhe në përballjen me sulmin kibernetik të orkestruar nga Irani.”
Lajmin se ishte pikërisht Irani pas sulmit kibernetik të korrikut, e bëri të ditur kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.
Pas këtij lajmi Rama njoftoi vendimin e menjëjhershëm të Këshillit të Ministrave për shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.