Sot vjen në Shkup presidentja sllovake Çaputova dhe kryediplomati holandez Hukstra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidentja sllovake Zuzana Çaputova për vizitë në vend Presidenti Stevo Pendarovski sot do të jetë nikoqir i presidentes së Republikës Sllovake, Zuzana Çaputova, e cila do të qëndrojë për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç paralajmëruan nga kabineti i presidentit, presidentja sllovake do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake, pas çka do të vijojë takim tet-a-tet mes presidentëve dhe takim plenar i delegacioneve.

Në kuadër të vizitës, në kishën “Shën Shpëtimi” në Shkup presidentja Çaputova dhe presidenti Pendarovski do të vendosin kurora me lule në varrin e Goce Dellçevit.

Gjithashtu presidentja Çaputova dhe delegacioni sllovak në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i presë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Advertisement

Sipas agjendës, pas pritjes, kryeministri Kovaçevski dhe presidentja Çaputova do të kenë takim dypalësh me anëtarët e dy delegacioneve.

Sot gjithashtu shefi i diplomacisë holandeze, Vope Hukstra sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Hustra do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ku do të mbajnë mbledhje plenare dhe konferencë për shtyp.

 

Advertisement

The post Sot vjen në Shkup presidentja sllovake Çaputova dhe kryediplomati holandez Hukstra appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy