Një rast i çuditshëm i dhunës në familje, monitorimit dhe regjistrimit të paligjshëm me kamera është shënuar në Rodos.
Bëhet me dije se një shqiptar 50-vjeç kishte vënë në dhomën e vajzave të partneres së tij, 12 dhe 17 vjeç kamera dhe i monitoronte ato kur ishin të zhveshura.
Advertisement
Ka qenë vetë partnerja e tij që e ka denoncuar rastin në polici, pasi vajzat kishin gjetur kamerën e fshehur në dhomë.
Ajo madje ka treguar se kur i ka kërkuar atij shpjegim për kamerën ai e ka dhunuar atë dhe vajzat.
Advertisement
Shqiptari ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po heton përmbajtjes e kartës së kamerës.