“Divani Lunxhot”, një festival shumëplanësh i traditës së zonës së Lunxhërisë, edhe këtë vit mblodhi 11 grupe folklorike nga Shqipëria e Greqia.
Në këtë aktivitet u përcollën traditat e bukura të folkut shqiptar dhe jo vetëm, pa lënë pas edhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme.
Advertisement
Për organizatorin Koço Vasili festivali synon mbajtjen gjallë të traditës dhe kulturës vendase.
Baladat legjendare dhe temat sociale, si ajo e emigrimit të të rinjve, u rikthyen në festival nëpërmjet këngës. Këtë tematikë zgjodhi dhe grupi polifonik Bijtë e Tepelenës.
Advertisement
Krahas muzikës dhe valleve festivali u shoqërua edhe nga panairi i kulinarisë.
“Divani Lunxhot” do të vijojë sonte me natën e dytë në pazarin e Gjirokastrës.
Advertisement