Maqedoni, filloi shfrytëzimi i spitalit të lëvizshëm, janë vendosur tre pacientë me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është bërë inspektim në të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe saktë është vlerësuar numri në dispozicion i shtretërve dhe i personelit. Në Klinikën Infektive që dje praktikisht përdoret edhe kapaciteti plotësues i spitalit të montuar me 72 shtretër shtesë dhe në këtë moment atje janë vendosur tre pacientë. Për këtë repart janë siguruar mjekë dhe ekspertë të mjekësisë infektive, kolegë internistë dhe infermiere dhe është pajisur me aparate për mbështetje oksigjenike, pulsoksimetër, monitorë dhe me terapinë tjetër medikamentoze e cila nevojitet për trajtimin e pacientëve.

Këtë në konferencë shtypi e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se lidhur me kapacitetet në spitalin në Manastir, në këtë moment ai disponon me gjithsej 20 shtretër të lirë, ndërsa ky kapacitet me numër shtesë të shtretërve mund të plotësohet edhe prej reparteve të tjera.

“Në këtë spital gjendja me kuadrin është e mirë dhe nuk mungon edhe nëse aktivizohen numër më i madh i shtretërve. Në dispozicion janë 16 shtretër në spitalin në Kavadar, gjithashtu tërësisht është i përgatitur edhe personeli, specialistë dhe internistë dhe infermierë dhe në këtë moment aty nuk ka pacientë të shtrirë. Të mira janë kapacitetet edhe në Spitalin e Tetovës. Në këtë moment aty janë tetë pacientë të diagnostikuar duke e pasur parasysh numrin e madh të personave pozitivë të këtij rajoni. Është bërë plan të sigurohen deri në 100 shtretër të lirë, me marrjen e shtretërve prej reparteve të cilat tani nuk shfrytëzohen tërësisht gjegjësisht janë lënë në rezervë”, potencoi Filipçe.

Ai tha se në Ohër janë edhe pesë vende të lira, megjithatë në marrëveshje dhe në koordinim të plotë me spitalin në Manastir, po sigurohen dy spitalet në kuptimin e qendrave rajonale, para së gjithash për trajtimin edhe të pacientëve të cilët vijnë nga Struga dhe rajoni i Strugës.

Advertisement

“Në SPQ “8 Shtatori”, ku kishte presion vërtetë të mëdha ditëve të kaluara ka numër të madh të shtretërve të lirë, afro 250 shtretër, por aty kuadri aktual është tërësisht i përkushtuar në trajtimin e pacientëve të cilët janë të vendosur aty dhe në këtë kuptim, me mbështetjen me numër shtesë të mjekëve dhe infermiereve, për çka tashmë është bërë listë e kolegëve të cilët do të jenë në dispozicion, mund të akomodohen edhe pacientë të rinj nëse ka nevojë për këtë”, theksoi Filipçe.

Sqaroi se krahas personelit të cilin e kanë ofruar spitalet private, mund të pritet nëse ka nevojë të shfrytëzohen edhe kapacitetet e tyre akomoduese. Tani për tani, shtoi, kjo nuk është e nevojshme, por e kemi parasysh si numër të përgjithshëm të shtretërve, si dhe shtretërve për trajtim intensiv, diçka që e kemi paralajmëruar dhe që e kemi vlerësuar si mbështetje e kapaciteteve tona edhe në fillim të krizës./MIA

The post Maqedoni, filloi shfrytëzimi i spitalit të lëvizshëm, janë vendosur tre pacientë me COVID-19 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy