Në ditën e tretë të Ballkanit të Hapur për shtetet anëtare Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që mbahet në Beograd nga 1 deri më 4 shtator, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është planifikuar të ndajë “Trofeun e verës Ballkani i Hapur” në kuadër të Panairit të Parë Ndërkombëtar të Verës, vera “Vizioni i verës Ballkani i Hapur në Panairin e Beogradit”, njofton AIM.
Gjatë kohëzgjatjes së Panairit, verat i vlerësoi një juri e përbërë nga 25 gjyqtarë ndërkombëtarë, pesë prej të cilëve ishin “masterë të verës”.
Në panair marrin pjesë mbi 350 ekspozues nga 39 vende, nga të cilat 160 janë ekspozues nga Serbia, 26 nga Shqipëria dhe 47 nga Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit por edhe nga e gjithë bota, Amerika e Jugut dhe e Veriut dhe Evropa Qendrore.
Dje u mbajt pjesa politike e Samitit, Ballkani i Hapur, në të cilin krahas presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe të Shqipërisë, Edi Rama do të morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegetlia dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë dhe Turqisë, Peter Siarto dhe Mevlut Çaushogllu.
Vuçiq dje i uroi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE-në, në çka Serbia ka ndihmuar në realizimin e atij qëllimi dhe shfaqi shpresë se Nisma BH edhe më tej do të kontribuojë për përforcimin ekonomik dhe ndërlidhje, të flasim në rajon së bashku me një zë kur bëhet fjalë për çështje kyçe.
Ndërkaq kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e Samitit të liderëve theksoi se ” sot është më se e qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut, Shqipëria dhe Serbia kanë bërë hapin e duhur në një moment vendimtar me nismën e Ballkanit të Hapur”.
Në Samit u nënshkruan marrëveshje për mekanizmat e sigurisë ushqimore në Ballkanin Perëndimor midis ministrave të Bujqësisë të të reja vendeve.
Në konferencën për shtyp pas Samitit, tre liderët thanë se “na pret një dimër i vështirë, por për këtë kemi nënshkruar disa marrëveshje për ta kaluar së bashku”.
The post Dita e tretë e “Ballkanit të Hapur” në Beograd në mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë appeared first on Telegrafi.