Prindërit presin me muaj të tërë, madje edhe deri në dy vite për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe.
Problemi me mbingarkimin e këtyre objekteve para shkollore vazhdon të mos ketë një zgjidhje afatgjatë, duke u shtyrë prindërit të kërkojnë “miq” për të gjetur një vend për fëmijën e tyre.
Pothuajse çdo çerdhe veçanërisht në zonat urbane ka listë me emra të qindra fëmijëve që presin të regjistrohen në arsimin parashkollorë.
Në çerdhen “ Detelinka” në Gjorçe Petrov, me zgjerimin e objektit, lista e pritjes është reduktuar për rreth 300 fëmijë, por 400 të tjerë presin ende.
“Në një afat sa më të shkurtër presim që të vihet në përdorim edhe objekti i çerdhes “ Dielli” në të cilin do të mund të përfshihen mbi 150 fëmijë dhe kështu lista e pritjes do të zvogëlohet. Deri në hapjen e objektit ende ato lista me numrat aktual do të vazhdojnë të qëndrojnë”, tha Daniella Temelkova -Drejtoresh në çerdhen “ Detelinka”.
Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrov, Aleksandar Stojkoski apelon deri tek institucionet që të jepet sa më shpejt dritë jeshile për punësimin e kuadrit të nevojshëm që çerdhja “ Dielli” në Volkovë të nisë me punë.
“Si në komunat tjera ashtu edhe në komunën tonë, listat e pritjes ishin dhe vazhdojnë të jenë të gjata, nuk them se e kemi zgjidhur plotësisht këtë problem. Apelojmë vazhdimisht që në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale të na dalin në ndihmë sa më shpejt që është e mundur t’i miratojnë kërkesat për punësime të reja të kuadrit arsimorë dhe personelit Teknik në çerdhen e re “ Sonce” në Volkovë ”, u shpreh Aleksandar Stojkoski- kryetar i Gjorçe Petrovit.
Nga komunat e kryeqytetit çerdhe me lista më të ngarkuara të pritjes ka ajo e aerodromit, por me probleme të tilla përballen edhe çerdhet në Çair dhe Butel.
Nga viti 2017 janë hapur 71 çerdhe të reja, me fokus kryesisht në zonat rurale dhe komunat ku ka lista më të gjata të pritjes. Megjithatë ky numër parë nga situata në terren duhet të jetë disa herë më i lartë nëse institucionet dëshirojnë të heqin nga përdorimi listat e pritjes.
Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska tha se në kuadër të projektit me Bankën Botërore për përmirësim të shërbimeve sociale është edhe hapja e çerdheve të reja.
“Deri në fund të vitit 2022 në mënyrë plotësuese do të hapen edhe 11 çerdhe, të cilat janë në fazën përfundimtare. Ndërsa në ndërtim e sipër dhe që do të lëshohen në përdorim gjatë vitit 2023 janë edhe 13 çerdhe të tjera. Nga ato 71 çerdhe të hapura numri i fëmijëve të përfshire në arsimin parashkollorë është rritur për 4500”, tha Jovanka Trençeska- Ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Një tjetër problem në çerdhe është edhe mungesa e kuadrit, pavarësisht se ministrja Trençevska tha se vazhdimisht bëhen punësime, shumë çerdhe përballem me mungesë të kuadrit qoftë për shkak të pensionimeve, apo atyre që japin dorëheqje./Alsat/
The post Listë e gjatë e pritjes për regjistrim në çerdhet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.