
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën arrest me burg për Faruk Fatih Ozer, duke i hapur kështu rrëgë ekstradimit të tij për në Turqi.
Avokatja e Faruk Ozer, në një dalje për mediat tha se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se ndaj tij janë lëshuar akuza të pa baza.
Ajo tha se dëmi i shkaktuar është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliardë dollarë.
Avokatja shtoi se klienti isaj erdhi në Shqipëri si biznesmen për të investuar.
“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë siç thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike. Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.