Në drejtim të selisë së Federatës Turke të Futbollit (TFF) që ndodhet në Stamboll është organizuar sot një sulm i armatosur.
Mediat turke raportojnë se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në vendngjarje.
Advertisement
Sipas agjencisë së lajmeve DHA, shtatë plumba u qëlluan nga jashtë ndërtesës duke synuar zyrën e presidentit të Federatës, si dhe një sallë konferencash që ndodhet në katin e poshtëm.
Ministri I Brendshëm njoftoi gjithashtu se është duke u hetuar për rastin për të zbardhur shkakun dhe zbuluar autorët.
Advertisement