Nje 74 vjeçar me inicialet P.Ç është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Liri Gero në Fier.
74 vjeçari jetonte i vetëm në banesë ndërsa ishte prej vitesh i paralizuar.
Advertisement
Kanë qenë banorët e pallatit që kanë vënë re mungesën e tij për dy ditë dhe kanë njoftuar shërbimin zjarrfikëse dhe policinë për të hapur derën, ndërsa edhe era e keqe që vinte nga banesa ka ngjallur dyshime për vdekjen e tij.
Pasi është hapur dera me forcë është konstatuar edhe trupi i pajetë i 74 vjeçarit.
Advertisement
Dyshimet janë se i moshuari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.