Myrto Uzuni udhëhoqi Granaden ne fitoren ndaj Villarealin B me rezultatin 3 me 0.
Sulmuesi kuqezi befasoi që në minutën e parë të ndeshjes duke shënuar golin nga një asis, që i erdhi brenda në zonë nga Jose Callejon. Një goditje që u verifikua dhe u konfirmua nga sistemi VAR. Pas 10 minuta lojë Uzuni shënon përsëri.
Këtë herë fitoi një 11 metërsh dhe 27-vjeçari shqiptar mori përsipër përgjegjësin dhe nuk gaboi, duke e çuar në epërsinë e dyfishtë ekipin. Gjatë minutave të mbetura të pjesës së parë Uzuni krijoj dhe raste të tjera shënimi,por nuk kishte shënjestrën e duhur.
Megjithatë në fraksionin e dytë do të vinte dhe goli i tretë për lojtarin shqiptar, i cili shënoi sërish nga pika e bardhë e penalltisë, duke u bërë kështu njeriu i ndeshjes dhe duke mos i dhënë asnjë shpresë kundërshtarit. Me këtë fitore Uzuni e çoi Grandën në krye të renditjes së La Liga 2 në kuotën e 9 pikëve.