Arti shqiptar në zi. Piktori i njohur shkodran Pjerin Sheldija është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeç.
I njohur ndryshe edhe si “Mikelanxhoja i Shkodrës”, Sheldija është autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Itali dhe në Angli.
Advertisement
Çdo punim, që kur ishte fëmije e deri në momentin që mbylli sytë, Sheldija i ka dhuruar duke mos pranuar t’i shesë për para.
3 nga pikturat e tij, ndodhen sot në Vatikan dhe për kontributin e dhenë, Papa Benedikti i 16 e ka nderuar Sheldinë, me “ Distinktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe për Papën”.
Advertisement