Dy këngëtarët e njohur, Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij muaji.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, Elgiti duket se e ka marrë shumë seriozisht prindërimin duke ndihmuar bashkëshorten në rritjen e djalit të tyre.
Ai publikoi një foto në rrjetet sociale ku shihet me djalin në krahë duke i dhënë qumësht me biberon. Elgiti mori komente shumë pozitive, duke u konsideruar si një baba shembullor.
Ai tregoi se di të rrisë shumë mirë fëmijë dhe se është i gatshëm që të japë edhe leksione.
Advertisement
“10 me 11 për ditë me leksion,”- i komentoi Elgiti mikut të tij Kledi Bahitit.
Krid erdhi në jetë në 4 maj dhe këngëtari ishte i pranishëm në sallën e lindjes për të suportuar bashkëshorten e tij.
Advertisement
Advertisement