Bujar Alimani sjell “Fluturat”/ Dokumentar me historitë e grave e vajzave në diktaturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bujar Alimani sjell “Fluturat”/ Dokumentar me historitë e grave e vajzave në diktaturë

Historia e përjetuar e 21 vajzave dhe grave të lindura në periudhën e errët të regjimit komunist në Shqipëri, vjen të pasqyruara në dokumentarin e regjisorit Bujar Alimani.

 

Nga kampet e internimeve të Myzeqesë dhe sot të shpërndara në të gjithë botën ato rrëfejnë plot dinjitet të shkuarën, me sytë nga e ardhmja. Nën titullin “Fluturat” regjisori tregon se si arriti deri në finalizimin e këtij projekti.

 

Advertisement

BUJAR ALIMANI

REGJISOR

 

“Ideja ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku unë jetoj prej disa vitesh, dhe rastësisht njihem me një nga producentët e filmit. Ai i lindur dhe i rritur në internimet komuniste, fëmiaj më i fundit i familjes Previzi, një nga familjet e njohura në Gradisht të Lushnjes, tregon sesi motrat e tij një herë në kaq vjet mblidhen në shtëpi dhe bëjnë një takim, këto vajzat e dikurshme. Vijnë nga të gjitha anët e botës dhe tregojnë historitë e tyre. Kjo gjë mu duk e mrekullueshme dhe thash unë këtë dua ta regjistroj.”

Advertisement

 

Secila prej ngjarjeve të këtij dokumentari është unike, dhe ka si qëllim njohjen e këtij realiteti nga brezat e rinj. Por ndonëse në film paraqitet e shkuara jonë historike në të ka dhe grimca aktualiteti.

 

BUJAR ALIMANI

Advertisement

REGJISOR

 

“Unë mendoj se ka aktualitet përderisa ne jemi akoma në atë ngërçin e mosdaljes nga e shkuara komuniste. Ne nuk kemi pastuar akoma memorien tonë, llogarinë tonë me të shkuarën, nëse ne do ta bënim këtë gjë më heërt nuk do ishim në këtë gjendje që jemi sot.”

 

Advertisement

Dokumentari “Fluturat” vjen për herë të parë për publikun shqiptar në kinema më datë 30 gusht, teksa do të vijojë rrugëtimin e tij edhe në festivale nderkombetare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy