Porti i Durrësit/ Berisha: Rama po ndërton Dubain e familjes së tij, BE të nisë hetimet për aferën korruptive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Porti i Durrësit/ Berisha: Rama po ndërton Dubain e familjes së tij, BE të nisë hetimet për aferën korruptive

Porti i ri i Durrësit ka sjellë sërish reagimin e kreut të PD Sali Berisha, i cili në një dalje për mediat, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të qeverisë.

 

Ai tha para mediave se Rama e ka kthyer në Dubain e familjes së tij portin e Durrësit.

 

Advertisement

Berisha gjithashtu kërkoi nga BE hetim të thelluar të kësaj afere.

 

Porti i Durrësit i cili në shekuj dhe mijëvjeçarë ka bërë Shqipërinë ose i ka dhënë asaj rolin më të rëndësishëm dhe më strategjik në rajon përcaktohet nga Komisioni i Transportit të BE-së së bashku me Portin e Tivarit si njëri nga dy portet të rëndësisë strategjike për BE-në, çka do të thotë për rajonin dhe transportin në kuadrin e kësaj hapësire.

 

Advertisement

Edi Rama pa asnjë konsultë paraprake me qytetarët e Durrësit, me grupe interesi dhe me asnjë tjetër përveç xhepit dhe llogarive të tij, de fakto po shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij.

 

E garantoj që ajo nuk do mund të ndodh dhe i kërkoj Alabar që të heqë dorë e të mos keqpërdoret nga kryeministri më i korruptuar i të gjitha kohërave, BE të përdor autoritetin e tij për të ndaluar këtë aferë korruptive, të nisë një hetim për këtë aferë korruptive që të bëjë që ky port të mbetet port strategjik i Shqipërisë dhe i rajonit

 

Advertisement

Afera e Portit të Durrësit gjer sot është afera korruptive më gjigande në Europë. Informoj qytetarët shqiptarë se nga ky vendim korruptiv antiligjor i Edi Ramës, Rama dhe kompania e tij përvetësoi mbi 1 mln metër katrorë truall ndërtime në 3 mld euro. Në këtë aferë me pasoja të rënda strategjike për vendin, me pasoja të rënda që synojnë defaktorizimin e Shqipërisë dhe të rolit të saj strategjik në transportin në BE dhe NATO, Rama parashikon me makinerinë e mashtrimit të tij investim në 2 mld euro në atë që quhet marinë turistike.

 

Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim ka pasur një zotim për investimin e 4 mld eurove buzë Savës në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 mln eurosh”, deklaroi Berisha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy