
Dje rreth orës 19:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar se nga ballkoni i banesës në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën ka qëndruar së bashku me personin me iniciale O.O.(38 vjeçar) nga Reçica e madhe e Tetovës, ka rënë 29-vjeçarja S.J. nga Republika e Serbisë.
“Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës”, thonë nga MPB.
Nga ana e ekipit të SPB Tetovë është kryer kontroll, gjatë të cilit në banesë janë gjetur dhe konfiskuar mbetje të kokainës dhe sende të tjera.
Pas përfundimit të kontrollit O.O. është i privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtrimet përkatëse.
The post 29 vjeçarja shtetase e Serbisë hidhet nga ballkoni i banesës në Tetovë, policia gjatë kontrollit i gjeti kokainë appeared first on Telegrafi.