Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mësohet se në rrethana ende të paqarta, 49 vjeçari Albert Ostreni ka plagosur me armë zjarri Renaldo Mejdani 23 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa policia po punopn për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.