MASH thirrje studentëve të marrin pjesë në vlerësimin ekstern të universiteteve në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se Agjencia për cilësi në arsimin e lartë përfshin studentët në procesin e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve studimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Për këtë qëllim është shpallur konkurs për regjistrimin e studentëve të interesuar për të marrë pjesë në këtë procedurë.

Kushtet që duhet të plotësojë çdo aplikant përfshijnë – studenti duhet të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë statusin e studentit me kohë të plotë në ciklin e parë, të dytë ose të tretë të studimeve në vend, të ketë përvojë paraprake në vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit dhe të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Siç njoftojnë nga ministria, regjistrimi bëhet duke plotësuar një formular që gjendet në faqen e Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë në këtë link. Më pas, formulari i njëjtë, i nënshkruar dhe i skanuar, duhet të dorëzohet në adresat elektronike [email protected] dhe [email protected]. Afati i fundit për regjistrim është data 18 shtator.

Advertisement

The post MASH thirrje studentëve të marrin pjesë në vlerësimin ekstern të universiteteve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy