
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40 në rrugën “Bojmija” të Shkupit ka konfiskuar disa vetura për shkak të garave të jashtëligjshme.
Nga MPB njoftojnë se edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të sigurisë në trafik, do të vazhdojnë kontrollet e tilla.
“Automjetet do të dërgohen në Stacionin për Inspektim Teknik, ku do t’i nënshtrohen kontrollit të jashtëzakonshëm teknik dhe ndaj pronarëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.
Advertisement
The post Organizonin gara të paligjshme rrugëve të Shkupit, policia konfiskoi disa vetura appeared first on Telegrafi.