Kasami: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Tetovës dhe Lëvizjes Besa nga festa në qendër të Tetovës ka kërkuar zgjedhje të parakohshme kuvendare, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për një periudhë të shkurtër ne dy herë e fitojmë BDI-në, sigurisht që legjitimiteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, që buron këtu, tregon se nuk është më me BDI-në. Ne nga sheshi i Tetovës kërkojmë zgjedhje të parakohshme që vullneti i shqiptarëve nga Struga deri në Kumanovë të vijë në vend dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të kenë një përfaqësues të denjë edhe në pushtetin qendror. Kërkojmë zgjedhje të parakohshme sa më shpejtë”, tha Kasami.

Përndryshe sot Besa edhe një herë e fitoi garën për Tetovën, duke fituar më shumë ulëse në Kuvendin komunal në këtë komunë. /Telegrafi/

The post Kasami: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme kuvendare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy