Fundjava vjen plot emocione me startin e provave dhe të kualifikueseve të MotoGP, të cilat do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Tring.
Botërori i MototGP do të zhvillohet në Austri aty ku do të jepet dhe çmimi i madh.
Të premten, pilotët zbritën në pistë për 2 sesionet e para të provave të lira ,teksa në sesionin e dytë ra në sy dominimi I Dukatit me Johan Zarkon, Xhek Milleri dhe Horge Martin, të cilët zunë 3 vendet e para.
MotoGP duke nisur nga viti i ardhshëm do të imponojë garën Sprint. Ky propozim ka ardhur nga takimi i një dite më parë, ndërsa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Ndryshe nga Formula 1 në MotoGp risia e madhe e garës Sprint është se do të zhvillohet çdo të shtunë përpara garës kryesore.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen provat e kualifikueseve, ndërsa garat do të zhvillohen nesër në orën 14:00.