Arrestohet nje tjeter shtetas ne kuader te fazes e dyte te operacionit policor te koduar “Golden bullet”.
Shkon në 19 numri i të prangosurve në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar më datë 19 maj 2022.
Efektivet prangosen shtetasin Agim Gjini 49 vjec, banues në Durrës, i konsideruar person me rrezikshmeri te larte.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhune” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Ky eshte i 19 shtetas qe arrestohet ne baze te urdher-arresteve te leshuara nga SPAK.
Operacioni i koduar “Golden bullet” u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe nisi menjëherë pas arrestimit të të shumëkërkuarit, shtetasit Nuredin Dumani, i cili u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “Arratia”, operacion i cili u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.