Dy gra shqiptare në Greqi janë përleshur me njëra-tjetrën dhe shkak për këtë dyshohet të jetë bërë xhelozia.
Mediat greke raportojnë se njëra nga shqiptaret 27 vjeç dyshonte se burri e tradhtonte me gruan tjetër.
Aktualisht e lënduara e cila ka marrë dy goditje në bark dhe një në krah, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorja pritet të dalë para drejtësisë greke për tu gjykuar.
Familjarët e 27-vjeçares të arrestuar kanë folur për media mbi ngjarjen e rëndë.
Nëna e saj tha se ish dhëndëri ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me shqiptaren që ka mbetur e plagosur.
“Vajza ime është e martuar me dy fëmijë. Kjo vajzë kishte vite që kishte lidhje me burrin e vajzës sime. Imagjinoni dy ditë që ka qëndruar në shtëpinë e tij dhe një muaj me 27-vjeçaren. Të gjithë e dinin, por ai po tallej me të dy. Nuk e di se çfarë ka ndodhur dje, por vajza ime nuk ka faj” , mësohet të ketë thënë nëna.