William Levy, ylli i telenovelave spanjolle, është padyshim një ndër meshkujt më të pëlqyer nga vajzat.
Së fundmi, aktori i njohur u bë pjesë e një ankandi bamirësie, duke u bërë kështu edhe një nga protagonistët e “Starlite Gala”.
Në ankand u ofruan tre puthje me aktorin kubanez Levy, të cilët kapën shifrat marramendëse të 6 mijë, 10 mijë dhe 12 mijë eurove.
Vajza që ofroi shifrën më të madhe për një puthje me yllin e telenovelave ishte Sandra García-Sanjuán Machado, bashkëthemeluesja e “Starlite Group”.
Paratë e mbledhura nga puthjet me aktorin shkuan për bamirësi në Fondacionin “Starlite”, organizatë kjo e cila do të ndihmojë familjet në nevojë.
El actor Antonio Banderas celebró la gala de su fundación, ‘Starlite Foundation’, donde subastaron un beso del también actor William Levy. ¿Sabes qué precio alcanzó?
Tenemos todos los detalles HOY a las 5pm/4c en #PrimerImpacto
pic.twitter.com/QYw56mCOyq
Advertisement— Primer Impacto (@PrimerImpacto) August 15, 2022