Trupi i një piloti është gjetur, pasi një avion ushtarak i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua në Detin e Veriut.
Sipas mediave të huaja, F-15C Eagle, u rrëzua pas orës 09:30 sipas kohës britanike, ndërsa ishte në një mision stërvitor.
Pjesët e avionit të shkatërruar, që mendohet të jetë rrëzuar 74 milje detare në brigjet e East Yorkshire, u gjetën më herët. Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes.
Advertisement
Një zëdhënëse e 48th Fighter Wing në RAF Lakenheath ka thënë se piloti i avionit të rrëzuar është lokalizuar, duke konfirmuar vdekjen e tij.