Kallëzim penal kundër 71-vjeçarit nga Dibra, ka ndërtuar objekt paleje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kallëzim penal është ngritur kundër 71-vjeçarit B.L. nga fshati Otishani i Dibrës, i cili pa miratimin e duhur ka ndërtuar një vikend shtëpizë prej 74.45 metrash katrorë në lokalitetin Manastirec, komuna Qendër Zhupë, njofton MPB.

“Policia e Dibrës ka ngritur kallëzim penal ndaj B.L. (71) nga fshati Otishani i Dibrës, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “ndërtim pa leje”.

Ai pa lejen përkatëse të lëshuar nga organi kompetent ka ndërtuar një vikend shtëpizë në Manastirec, Komuna Qendër Zhupë, në një sipërfaqe prej 74.45 metrash katrorë, duke përfituar kështu pasuri të paligjshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër 71-vjeçarit nga Dibra, ka ndërtuar objekt paleje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy