Maqedoni: 15 korriku, e mërkurë – ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Më 15 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare, pas marrëveshjes së sotme që u arrit në mes dy partive më të mëdha maqedoanse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që të mos vuajë populli dhe që t’i mundësohet Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së që në vepër të tregojnë përgjegjësinë e tyre, e rrumbullakojmë 15 korrikun si datë përfundimtare, të fundit dhe të vetme për zgjedhje në të cilat do të marrë pjesë opozita. Kërkuan mesin e korrikut – ja e kanë mesin e korrikut”, shkroi Zaevi në Facebook.

Fillimisht partia e Zoran Zaevit propozoi që zgjedhjet të mbaheshin më 5 korrik, ndërsa për këtë nuk u pajtuan nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

15 korriku është datë që mbështetet edhe nga partitë shqiptare./Telegrafi/

The post Maqedoni: 15 korriku, e mërkurë – ditë jo pune për të gjithë qytetarët appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy