Dënim me burg për vozitje në gjendje të dehur dhe tejkalim të shpejtësisë, do të ndryshohet Kodi Penal në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vozitja nën ndikimin e alkoolit me së paku 1.50 g/promil në gjak, ose nën ndikimin e drogave dhe substancave psikotrope, vozitja në drejtim të ndaluar, tejkalimi i disa makinave në vend të palejuar dhe vozitja me mbi 70 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar do të trajtohen si vepra penale.

Kjo parashihet me nenin 403 të Kodit Penal, ku praktikisht vendoset vepër e re penale e cila do të quhet “Vozitje e pakujdesshme e automjetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se për këtë vepër të re penale propozohet që kryerësi i saj të dënohet me para ose me burg prej tre viteve.

Ndërkohë njoftimet ditore të MPB-së janë të mbushur me informacione për aksidentet që ndodhin çdo ditë, pikërisht nga mosrespektimi i këtyre rregullave.

Advertisement

Këto ndryshime në Kodin Penal fillimisht duhet të jenë në debat publik, ndërsa miratimi i tyre pritet të bëhet deri në fund të vitit./Telegrafi/

The post Dënim me burg për vozitje në gjendje të dehur dhe tejkalim të shpejtësisë, do të ndryshohet Kodi Penal në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy