Dragan Ilievski është ushtruesi i detyrës së drejtorit në Kopshtin zoologjik të Shkupit, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
“Ilievski ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në pozita drejtuese në sektorin privat. Ai është inxhinier i diplomuar mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodij” në Shkup, dhe ka përfunduar studimet e magjistraturës për ekonomi”, njoftojnë nga pushteti lokal i Shkupit.
Ilievski vjen në pozitë pas shkarkimit të drejtorit paraprak të Kopshtit Zoologjik.
Paraardhësi i Ilievskit, Stamenov, u shkarkua pasi policia, gjatë një vizite në kopshtin zoologjik, pas informacioneve të marra më parë, i gjeti ata duke përgatitur ushqim nga kuajt (duke i therrur 12 kuaj dhe një mushkë) për t’i përdorur si ushqim për kafshët e egra.
Për këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal kundër gjashtë personave, përfshirë Stamenovin.
The post Kopshti Zoologjik në Shkup tashmë me drejtor të ri appeared first on Telegrafi.