Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Himarë, ku një foshnjë 5 vjeçe humbi jetën pasi u përlas nga një mjet lundrues në breg të detit.
Me anë të një postimi në Facebook, Meta teksa ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes, ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.
Ai thekson se duhet të ndalohet arroganca dhe papërgjegjshmëria në Policinë e Shtetit.
“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.
AdvertisementDuke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.
Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!
AdvertisementMjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!”, shkruan Meta.