Kryeministri Edi Rama ka propozuar Arben Kingjin si Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Propozimi pritet të shkojë në Presidencë për tu dekretuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj.
Advertisement
Arben Kingji ka mbajtur postin e komandantit të Forcave Tokësore.
Më heret ai ka drejtuar Policinë Ushtarake, ndërsa ka qenë edhe atashe ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Rumani.
Advertisement