Mickoski: Së shpejti do t’i bëjmë publik hapat tonë rreth referendumit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Vetëm një kryeministër jolegjitim, i cili emërohet në mënyrën se si është emëruar, mund ta konsiderojë zërin e popullit të parëndësishëm”.

Këtë e theksoi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me referendumin e paralajmëruar për negociatat me BE-në.

“Dhe do ta shohë sa aktual është më 20 gusht këtu në Tetovë kur lista e këshilltarëve të LSDM-së do të përjetojë debakli klasik nga qytetarët e Tetovës. Dhe, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, ai personalisht dhe politikat e tij si kryeministër jolegjitim do të përjetojnë debakli nga ana e qytetarëve të Maqedonisë”, tha Mickoski nga Tetova në prezantimin e listës së këshilltarëve të Komunës së Tetovës për zgjedhjet e ardhshme më 20 gusht.

Mickoski shtoi se nuk ka çfarë t’i shtojë më shumë si koment deklaratës së sotme të Dimitar Kovaçevskit, përveçse thotë se për rreth 20 ditë nga sot populli në Tetovë e më pas në mbarë Maqedoninë do të kumbojë fort./Telegrafi/

Advertisement

The post Mickoski: Së shpejti do t’i bëjmë publik hapat tonë rreth referendumit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy