Geer në takim me Menduh Thaçin, diskutojnë për nisjen e nisedimeve të RMV-së me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend David Geer, i cili uroi për fillimin e procesit të negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të PDSH-së në zhbllokimin e rrugëtimit evropian të vendit.

Siç njoftojnë nga PDSH, Menduh Thaçi e falënderoi ambasadorin Geer për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të pozicioneve properëndimore të vendit.

“PDSH si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë të përkrah çdo iniciativë properëndimore dhe se e vetmja rrugë e Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian”.

“PDSH me seriozitetin dhe arsyen më të madhe do t’u përkushtohet sfidave të radhës si ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i plotë i reformave në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian”, tha Thaçi në takim me Geer.

Advertisement

The post Geer në takim me Menduh Thaçin, diskutojnë për nisjen e nisedimeve të RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy