Policia e Tiranës ka njoftuar se është vendosur lëndë plasëse një biznesi në Tiranë në zonën e Liqenit të Thatë.
Në njoftim sqarohet se bëhet fjalë për një servis makinash.
Advertisement
Sasia e tritolit ka qenë e vogël dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
“Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, tha policia Tiranë në një informacion paraprak.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”Advertisement